
Mban celular në qeli, SPAK tjetër akuzë për Veliajn

Një tjetër akuzë mësohet se i është komunikuar këtë të enjte kryebashkiakut të Tiran, Erion Veliaj.
Thirrja e tij në SPAK që prej orës 10:00, mësohet se ka patur për qëllim komunikimin e akuzës dhe vënien në dijeni për një tjetër vepër penale, e parashikuar në nenin 324A/2, lidhur me futjen e sendeve të ndaluara në qeli.
Sipas burimeve jozyrtare, gazetari i SYRI TV Fatjon Gjinaj, bën të ditur se Veliaj dyshohet për futje të një telefoni në qelinë e paraburgimit.
Vepra penale që i është atribuuar Veliaj, është e ndaluar dhe dënohet me burgim nga një deri në tre vjet burg.
Por në rastin kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim më shumë se një herë ose nga personi që për detyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike ose që për shkak të detyrës ose profesionit, dënohet me burg nga pesë deri në 10 vite burg.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128