Ilir Meta po përshtatet?: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës

21 Mars 2025, 00:01 / POLITIKË ALFA PRESS
Ilir Meta po përshtatet?: Në burg kam takuar njerëz me më

 Kryetari i PL, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” nga burgu. Ai i është përgjigjur disa pyetjeve me shkrim të dërguara nga gazetari Blendi Fevziu.

Këtë të fundit e ka befasuar përgjigja e pyetjes se çfarë ka mësuar në gjithë këto muaj izolim. Meta është përgjigjur se në korridoret e burgjeve ka takuar njerëz me më shumë vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës.

Blendi Fevziu: Çfarë të kanë mësuar këto muaj izolim?

Ilir Meta: Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës. Po kështu kam kuptuar dhe ndjerë atë që thoshte Musine Kokalari se lirinë duhet ta kërkojmë brenda vetes. Dhe unë fatmirësisht ndihem i lirë. Një mëngjes kur hyra te salla e pingpongut lexova në tabelë që ishte shkruar: I lir means Freedom. Falenderova edhe një herë nënën time që zgjodhi këtë emër për mua.

Intervista e plotë me Ilir Metën do të publikohet në “Opinion” javën e ardhshme.

Po ndodh...