
Një orë e gjysmë në SPAK, Veliaj merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm

20 Mars 2025, 12:07 / POLITIKË
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë prej një orë e gjysmë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se Veliaj ka dhënë shpjegime në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij, ndërsa marrja në pyetje është bërë në prani të avokateve te tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.
Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.
Kujtojmë se Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
Nga Erl Kodra

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
Nga Armir Shkurti

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128