SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim deputetin demokrat

20 Mars 2025, 13:57 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim deputetin demokrat

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

Po ndodh...