Rama reagon pas natës kritike në Himarë dhe Fier

5 September 2026, 12:14 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama reagon pas natës kritike në Himarë dhe Fier

Një ditë pas situatës kritike të krijuar nga zjarret në Himarë, ku raportohet se janë djegur gjashtë banesa, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se Himara dhe Fieri kanë kaluar një natë shumë të vështirë, ndërsa thekson se aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë”, shkruan Rama, duke bërë të ditur se strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve.

Sipas Kryeministrit, bashkitë do të vijojnë procesin e identifikimit dhe vlerësimit të dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Reagimi i Ramës vjen pas një nate të vështirë për zonat e prekura nga zjarret, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren.

Po ndodh...

ide