Jugun e Shqipërisë e mbërthejnë flakët/ Helikopterët ndihmojnë në Himarë, avionët "Air Tractor" angazhohen në Levan
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, është shprehur këtë të shtunë nga Levani se situata e zjarreve mbetet problematike, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë operacionin për izolimin dhe shuarjen e vatrave.
Sipas tij, në operacion po ndërhyhet edhe nga ajri me dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor”, ndërkohë dje në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse kanë qenë helikopterët Cougar të Forcës Ajrore.
Për shkak të nevojës më të madhe në Himarë dhe dëmeve të mëdha që kanë shkaktuar zjarret, dy helikopterët e Ushtrisë kanë nisur operacionet në orët e para të mëngjesit, në qytetin e vogël të bregut.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka theksuar se prioriteti i strukturave është mbrojtja e jetës së njerëzve dhe frenimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.
Në zonën e Levanit, duke përfshirë Radostinën dhe Qafën e Koshovicës, tre persona kanë pësuar asfiksi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa një banesë e braktisur raportohet se është përfshirë nga zjarri.
Kreu i Emergjencave Civile kërkoi masa të ashpra ndaj personave që shkaktojnë zjarre të qëllimshme, duke bërë thirrje për ndëshkimin maksimal të autorëve.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë operacionin në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri po fokusohet në zonat ku terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve pengojnë punën e ekipeve tokësore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë situatës së djeshme në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa 10 familje janë evakuuar.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128