Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Moskë e Kiev për një marrëveshje paqeje

5 September 2026, 09:28 / BOTA ALFA PRESS
Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Moskë e Kiev për

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Witkoff dhe Kushner pritet të udhëtojnë fillimisht në Moskë dhe më pas të shkojnë në Ukrainë të dielën.

Dy zyrtarët amerikanë kanë planifikuar prej ditësh një vizitë në Moskë gjatë fundjavës, e pasuar nga një udhëtim në Kiev.

Megjithatë, sipas burimeve të Reuters, itinerari ka ndryshuar disa herë gjatë ditëve të fundit.

Përpjekjet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë deri tani nuk kanë prodhuar një marrëveshje, ndërsa negociatat kanë ngecur gjatë muajve të fundit.

Në fund të gushtit, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, udhëtoi drejt Moskës, pjesërisht për të diskutuar me homologët rusë mundësinë e një zgjidhjeje për konfliktin.

Po ndodh...

ide