Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët e diasporës e presin në aeroport: Një moment mirënjohjeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij të parë atje pas shumë vitesh mungesë. Në mesazhin e parë pas mbërritjes, Berisha e konsideroi këtë udhëtim dhe takimin me shqiptarët e Amerikës si një moment me rëndësi të veçantë për të dhe për opozitën shqiptare, ku në dalje të aeroportit e prisnin disa dhjetëra shqiptarë të diasporës.
“Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha.
Vizita parashikon një seri takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të diasporës, me ndalesën e parë publike të dielën, më 6 shtator, në New Jersey.
Takimi me shqiptarët e Amerikës pritet të jetë edhe momenti kryesor politik i kësaj pjese të vizitës, ku Berisha do të adresojë zhvillimet në Shqipëri dhe aksionin e opozitës.
Më pas, agjenda parashikon vijimin e udhëtimit drejt Teksasit dhe takime të tjera gjatë ditëve në vazhdim.
Vizita merr një peshë të veçantë politike edhe për faktin se shënon rikthimin e Berishës në SHBA pas një periudhe të gjatë në të cilën ai nuk kishte udhëtuar drejt vendit.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128