Probleme në prapavijën e Italisë, Calafiori dhe mbrojtësi i Juventusit mungojnë ndaj Gjermanisë

21 Mars 2025, 20:58 / SPORT ALFA PRESS

Probleme në prapavijën e Italisë, Calafiori dhe mbrojtësi i
Ditën e sotme Ricardo Calafiori u konfirmua i dëmtuar nga mediat italiane. Mbrojtësi i Arsenalit pësoi një lëndim ditën e djeshme ndaj Gjermanisë në aktin e parë të Nations League, por nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit.

Nuk është vetëm Calafiori që i prish punë Luciano Spallettit. Bëhet fjalë dhe për Andrea Cambiason që nuk ia del dot të jetë nën urdhrat e trajnerit të Kombëtares për ndeshjen e kthimit në “Signal Iduna Park”.

Siç konfirmojnë mediat italiane, anësori i Juventusit nuk ia doli dot të rikuperohet në kohë dhe është larguar nga ambientet e Kombëtares pak më parë. Cambiaso do të rikthehet në Torino për të vazhduar fazën e rehabilitimit dhe nuk dihet ende koha e rikthimit të tij në fushën e lojës.