
“Vrasja e rinisë, vrasje e ardhmërisë”, nis protesta në Koçan, qytetarë të shumtë mblidhen pas tragjedisë me 59 viktima

2025-03-17 14:53:02 / BOTA

Qindra qytetarë u mblodhën sot në parkun e qytetit të Koçanit për të protestuar pas ngjarjes tragjike që ka tronditur komunitetin.
Me pankarta ku shkruhej “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë, vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, protestuesit kërkuan dorëheqjen kolektive të të gjithë zyrtarëve përgjegjës.
Protesta, e thirrur nga faqja “Zëri i Koçanit”, reflekton zemërimin e qytetarëve, të cilët e shohin këtë tragjedi si pasojë të dështimeve institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128