"Ka abortuar fëmijë me Ad Hilën", gazetari habit me deklaratën për një nga personazhet e videove

Gazetari Flor Gjini ka ngritur dy çështje gjatë një diskutimi lidhur me videot intime të kompozitorit Adrian Hila, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit.
Gjatë bisedës në "Euronews", Gjini kritikoi mënyrën se si është trajtuar ngjarja në hapësirën publike, duke u shprehur se vëmendja është përqendruar te personat e përfshirë dhe gjykimet ndaj tyre, ndërsa janë lënë mënjanë tema që lidhen me edukimin dhe shëndetin seksual.
Sipas tij, rasti mund shërbente si një mundësi për të diskutuar mbi rëndësinë e marrëdhënieve të sigurta dhe parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
“Si ka mundësi që nuk u mor askush, vërtet, të dilte dikush dhe të thoshte: ‘Ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me disa individë’? Si ka mundësi që aty nuk është përdorur një prezervativ? Ne flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si nuk doli kush të trajtonte një temë të tillë?”, u shpreh gazetari.
Por Gjini bëri edhe një pretendim të fortë, duke deklaruar se kishte informacion për një shtatzëni të ndërprerë nga një prej personave që shfaqen në videon intime të Hilës.
“Unë kam një informacion: Një nga personat që është xhiruar në ato video ka abortuar një fëmijë. Një fëmijë që e ka pasur me kompozitorin Adi Hila. E ka pasur përpara dy vitesh, tre vitesh. [Vajza] ka qenë në një marrëdhënie të vazhdueshme [me Adi Hilën]”, deklaroi Gjini.
Megjithatë, gazetari nuk bëri të ditur identitetin e personit për të cilën foli dhe nuk paraqiti ndonjë provë që të mbështesë pretendimin e tij.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
