"Bufi po i ha demokratët rrugës", vijojnë ironitë Rama-Basha: Më prezantoi me Unikatilin, unë do e përshëndes me Hysenin

20 Mars 2025, 09:12 / POLITIKË ALFA PRESS

"Bufi po i ha demokratët rrugës", vijojnë ironitë

Kryeministri Edi Rama vijon ironinë ndaj Lulzim Bashës në komunikimin me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”.

I pyetur nga një komentues që ta lërë Bashën të flejë, Rama u përgjigj me humor se ai është zgjuar, bën xhiro me makinë dhe madje e ka prezantuar me Unikatilin.

Në stilin e tij ironik, ai shtoi se "bufi po i ha demokratët rrugës".

Lëre Lulin të flejë gjumë”, i tha njëri prej komentuesve kryeministrit.

“Luli është zgjuar, s’po fle, mos i bini në qafë, është aktiv, bën xhiro me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh mdodnjë pasgjer mos u rrotullo me makinë, më prezantoi me Unikatilin unë do e përshëndes me Hysenin, s’ka faj se bufi po i ha demokratët rrugës”, tha Rama.

Po ndodh...