
"Sy m'sy"/ Rama: Më 11 maj të votohet për Shqipërinë në Bashkimin Evropian

Kryeministri Edi Rama është shprehur se hyrja e vendit tonë në Bashkimin Europian është çështje ekzistenciale.
Komentet Rama i bëri ditën e sotme në serinë “Sy m’sy”, ku u përgjigjet live komentuesve në rrjetet sociale.
Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë deja e zezë që e ha ujku, teksa shtoi se duhet të jemi në BE ashtu siç e kanë dashur të parët tanë.
Ai përmendi edhe heroin kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe poetin e mirënjohur Naim Frashërin, të cilët kishin Perëndimin si pikë orientimi.
“Nëse shihni në çfarë situate komplekse është Europa dhe bota, bashkimi me BE-në është çështje ekzistenciale, nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku. Duhet të jemi në BE ashtu siç donin të parët tanë.
Në kohën e Skëndërbeut nuk kishte BE por kishte Europë, dhe ai i vuri gjoksin dhe e mbrojti. Edhe në kohën e Rilindasve nuk kishte, por Naim Frashëri tha ‘dielli lind atje ku perëndon’.
Sot integrimi është ekzistencial. Kush ka të drejtën të votojë më 11 maj duhet të votojë për Shqipërinë në BE, ka shumë arsye për ta bërë këtë gjë, arsye patriotike dhe personale”, tha Rama

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128