
Flet shqip dhe mbrojtëse e SPAK/ U emërua Zv/Ndihmëse e Rubio për Ballkanin Perëndimor, kush është Hyland

Collen Hyland do të jetë Zëvëndës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ajo zëvëndëson kështu Alexandru Kasanof.
Shqipëria gëzon fatin e mirë që zonja Hyland e njeh shumë mirë vendin tonë dhe se njihet si një prej zërave pro SPAK.
Zyrtarja e lartë Amerikane konfirmon kështu një vazhdimësi të mbështetjes amerikane për institucionet e drejtësisë.
Por kush është Collen Hyland për Shqiptarët?
Ajo e ka vizituar Shqipërinë në shtator të vitit 2024 dhe ka patur dhe një takim dhe me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Zonja Hyland flet shqip dhe shumë eksperiencë në luftën kundë korrupsionit.
Në atë periudhë ajo mbante postin e Drejtueses së Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA.
Zonja Hyland deklaronte në vitin 2024 se SHBA qëndron krah Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe se mbështet fort punën e SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë.
Hylane e quan një faktor kyç “Reformën në Drejtësi” dhe si pjesë e procesit të përparimit të Shqipërisë në rrugën euroatlantike.
“Shqipëria ka bërë një përparim të shkëlqyer falë edhe SPAK-ut, që është një organizatë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Sondazhet tregojnë se SPAK-u ka fituar respektin e qytetarëve të vendit, sepse ajo ndihmon vendin që të trajtojë çështjet e korrupsionit”, tha zonja Hyland ndër të tjera.
Më tej ajo shton se Shqipëria duhet të punojë fort që të arrijë standardet për t’u bashkuar me BE-në, dhe nga ana e SHBA-së çdo mbështetje shkon në drejtim të këtij integrimi, ashtu si edhe për vendet e tjera të rajonit.
“SHBA-të e shohin të ardhmen e këtij rajoni askund tjetër veçse që të anëtarësohet në BE”, shtoi zonja Hyland.
Kjo e vizitë e Collen Hyland ishte në kuadër të konferencës së tretë rajonale “Balkanomics”
Ajo që pritet tashmë është vazhdimi i punës dhe mbështetjes që garanton Shba për Shqipërinë dhe shtetet e tjera të ballkanit perëndimor.
/Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas


Political theater with the SP and DP lists

Magnificent Albania or Bazaar Albania!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128