Gazetari Poli Hoxha: Koalicion qesharak e hipokrit, vagonët e trenit të Saliut, me ‘dysheme të çara’

5 Mars 2025, 20:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari Poli Hoxha: Koalicion qesharak e hipokrit, vagonët e trenit

Gazetari Poli Hoxha ka folur për koalicionin e ri opozitar, drejtuar nga Berisha, duke e quajtur qesharak dhe hipokrit.

Hoxha kujton disa prej figurave partiake në aleancë me PD-në, apo “deputetët e kërpëratave” dhe “kaçurrelsi”.

Ai e quajti “trenin e PD-së me disa nga vagonët me dysheme të çarë”.

Koalicioni madhështor është më shumë sllogan i Berishës, me shpresë se do përsërisi fitoren e Trump në Amerikë, apo se iku Sorosi. Strategji e Berishës prej tre vitesh për të treguar se është i madh, faktor i fortë, me një tren të madh pas vetes. Por hiq disa nga vagonët e trenit, të tjerët janë me dysheme të çara. Të tjerët janë më shumë si “opozita e kërpëratave”, madje e dëmtoi opozitën në atë kohë. Treni i opozitës është hipokrit dhe qesharak”, tha Hoxha.

 

Po ndodh...