Lulzim Basha: Nuk jam shantazhuar nga ambasada amerikane në lidhje me Berishën 

19 Mars 2025, 23:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Lulzim Basha: Nuk jam shantazhuar nga ambasada amerikane në lidhje me

I pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” nëse është shantazhuar nga ambasada amerikane lidhur me vendimin për përjashtimin e Berishës pas shpalljes "non grata", drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. 

Kurrë asnjëherë. Qëndrimi ka qenë fare i qartë. Vendimi im ishte i vetmi vendim që e ruante PD-në nga përplasja me SHBA-të”.

Basha tha që 11 maj shqiptarët ose do zhysin hundën më thellë në prapanicën e liderëve të tranzicionit ose votojnë Koalicioni Euroatlantik

Berisha është kthyer në alibinë e Ramës për të mbajtur pushtetin. Më 11 maj nuk do zgjedhje, do zgjedhje pa zgjidhje, o unë o Berisha. Shqiptarët meritojnë më shumë prandaj jemi ne në fushë. Në 11 maj është kjo ditë, o do zhysin hundët më thellë në prapanicën e liderëve të tranzicionit, ose do marrin frymë lirisht dhe do votojnë për alternativën e vetme në këto zgjedhje që është Koalicioni Euroatlantik”.

 

 

Po ndodh...