Sa do ndikojë dinamika gjeopolitike? Ambasadori OSBE: Ju nuk jeni në këtë lojë

19 Mars 2025, 23:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sa do ndikojë dinamika gjeopolitike? Ambasadori OSBE: Ju nuk jeni në

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ka komentuar ndikimin e dinamikës gjeopolitike mes SHBA-BE dhe Rusisë në Shqipëri, duke theksuar se kjo nuk do të ketë pasoja në zgjedhjet politike të vendit. Në një intervistë për “Ngjarja Kryesore” në RTSH, ambasadori theksoi se Shqipëria nuk është pjesë e kësaj “loje” dhe orientimi i saj ka qenë i qartë dhe i pandryshuar prej vitesh, ai i anëtarësimit të BE-së.

“Nuk mendoj se do ndikohet. Nuk mendojë se do ketë pasoja të veçanta në Shqipëri. Shqipëria nuk është në këtë lojë dhe 100 % e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe NATO”, u shpreh ai.

Ambasadori i OSBE-së vuri në dukje se, megjithëse disa shtete të rajonit mund të kenë fraksione që ndajnë mendime të tjera gjeopolitike, Shqipëria ka një orientim të qartë dhe të qëndrueshëm drejt integrimit në BE dhe NATO.

“Nuk kam dëgjuar as në vitet 1990 dhe as sot dikë të thotë se do bëmë gabim që po shkojmë te BE dhe do kthehemi te Perandoria Otomane apo nën influencën e ish-Bashkimit Sovjetik. Këtë nuk e dëgjon këtu, kurse në vendet rreth Shqipërisë ekziston kjo tendencë. Në Shqipëri gjeopolitika është e qartë prej vitesh. Që nga shekulli i XIX shqiptarët janë ndjerë pjesë e Evropës dhe është një aksident i historisë që gjatë 45 viteve janë shkëputur nga Evropa, por e dinë që vendi i tyre është atje. Ky nuk është vendim i vetëm një grupi, por i të gjithëve”, tha ambasadori i OSBE-së.

 

Po ndodh...