
E miratoi vetë/ Berisha: Ligji 7501 i padrejtë, e diktoi koha!

Sali Berisha ka pranuar se ligji 7501 është një ligj i padrejtë ndaj pronës, por sipas tij u diktua nga realiteti. Në fjalën e tij gjatë shpalosjes së programit të PD-së për pronën, Berisha tha se ai ligj kishte në bazë dhe psikologjinë e hapur antipronë.
“Ligjet e para që miratuam, ishin ligje të diktuara, sigurisht një realitet tjetër ekzistonte, i vështirë. Por, absolutisht miqtë e mi, ato ishin ligje të diktuara nga ajo psikologji antipronë, në të cilat kufizohej në 5 mijë metra, në 10 mijë metra njohja, kthimi dhe në shumë aspekte transformimi i Shqipërisë në një rezervat njerëzor e bënte shumë të vështirë rikthimin e menjëhershëm të tokave pronarëve. Por, po të mos ishte kjo psikologji, jam shumë i sigurt që ligji 7501 nuk do ishte ky që është. Pra, ligji 7501, një ligj i padrejtë ndaj pronës, u diktua së pari nga realiteti ku 75% e shqiptarëve ishin ngujuar në fshat, dhe t’ua hiqje tokën mbeteshin vetëm me qiellin mbuluar, por asnjë diskutim që ai përcaktim, ai ligj kishte në bazë dhe psikologjinë e hapur antipronë. Pra, kjo në qëndrimin ndaj pronarëve”.
Por sipas kreut demokrat gjatë qeverisjes së tij në vitet 2005-2013 u hoqën disa nga kufizimet e ligjit dhe u kthyen mijëra hektarë tokë.
“PD, duke miratuar ligje që nuk i dhanë përgjigjen e drejtë rikthimin e drejtë të tokës te pronarët, ajo bëri hapa gjigante, sa asnjë forcë tjetër politike në Europën ish-komuniste me banesat. Ajo bëri pronarë shqiptarët të banesave ku kishin jetuar të 224 mijë apartamenteve të ndërtuara në 50 vite. Në një mënyrë, ose një tjetër krijoi fermat e vogla në fshat, por prapë ajo hodhi hapa të drejta për kompensimin fizik të pronës dhe filloi ta aplikojë në bashkëpunim me pronarët atë skemë. Në vitet 2005-2013, nuk u korrigjuan të gjitha ligjet, por shumë nga kufizimet u hoqën. Dhe ajo ç’ka mund të them unë, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ktheu faktikisht 106 mijë hektarë tokë, nga të cilat mbi 14 mijë truall, të tjera tokë bujqësore, kullota”.
Berisha thekson se me ardhjen në pushtet të socialistëve është bërë gjithçka që të pengohet kthimi dhe kompensimi i pronave.
“Nga viti 2014 gjer sot janë kthyer gjithsej, janë zgjidhur gjithsej 800 dosje. Është bërë gjithçka që kthimi dhe kompensimi i pronave të pengohet në shkallën më maksimale. Nga 26 mijë dosje, janë zgjidhur gjithsej 800 dosje. Jo vetëm kaq. Pra, dëshmia e një vullneti për të mos zgjidhur problemin e pronave”.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128