“Ju nuk jeni gjykatë këtu”/ Eni Vasili avokatëve: Nxorrët të pafajshëm personazhet e dosjeve

19 Mars 2025, 23:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Ju nuk jeni gjykatë këtu”/ Eni Vasili avokatëve:

Në diskutimin me avokatët Edmond Petraj, Gentian Rumano, dhe gazetarët Mentor Kikia dhe Xhevair Zhabina, dosjet e nxehta kanë shkaktuar përplasje mes tyre.

Gazetari Mentor Kikia mbështeti punën e SPAK dhe përgjimet e SkyECC që kanë ndihmuar hetimet për të zbardhur fijet e krimit. Por kjo nuk është mirëpritur nga avokatët të cilët nuk i kanë quajtur prova, përgjimet e SkyECC.

Kjo ka sjellë ndërhyrjen e moderatores Eni Vasili e cila iu përgjigj avokatëve se sonte fjalët e tyre kanë qenë se “Safet Bajri është i pafajshëm, Lulzim Berisha s’ka prova, ju nuk jeni gjykatë”, tha Vasili.

Mentor Kikia: Nga ajo që ka ndodhur me përgjimet, ato kanë mbështetur autorësinë për një krim që ka ndodhur. Kjo coi në zbulimin e fijeve të krimit, si psh si u zbërthyen fijet e krimit në Elbasan. Të gjitha ndodhën nga ndarjet e roleve në skuadër.

I gjithë ky aktivitet kriminal kishte interefuar me politikën, e ushqente dhe merrte mbrojtje. SPAK duhet të ketë kurajon të shkojë më tej, nëse nuk goditet i gjithë zinxhiri mund të gjallërohet. Mendoj se është epokë e mirë që duhet pëershëndetur.

Eni Vasili: Njerëzit e krimit të organizuar marrin konsulencë ligjore, marrin avokatë,

(I drejtohet avokatëve). Cfarë u tha sot nga ju? Safet Bajri i pafajshëm, Lulzim Berisha s’ka prova, dolën të pafajshëm, po ju s’jeni gjykata.

 

Po ndodh...