Koalicion qeverisës me Ramën apo Berishën? Ja përgjigjja e Lulzim Bashës  

19 Mars 2025, 23:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Koalicion qeverisës me Ramën apo Berishën? Ja përgjigjja e

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” me kë do të niste negociatat për koalicion qeverisës nëse as Rama, as Berisha nuk bëjnë 71 mandate. 
Basha u shpreh se do të bënte koalicion pa Ramën, dhe pa askënd tjetër që s’mbështet SPAK-un pa kushte, dhe s’jep OK-in për Vetingun e politikanëve. 

Pa Edi Ramën dhe pa askënd tjetër që s’mbështet pa kushte SPAK, nuk distancohet pa kushte nga të korruptuarit në burg apo hetim, që s’pranon të kalojë ligjin për vetingun e politikanëve”.

I pyetur çfarë do të ndodhë nëse DASH ndryshon qëndrim për Berishën, Basha u shpreh:  “Ça i dini SHBA-të, kooperativë bujqësore të nivelit të tretë?!”, duke theksuar se nuk mund të flas në emër të Trump-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit

 

Po ndodh...