Lapaj tregon arsyet pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”

19 Mars 2025, 23:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Lapaj tregon arsyet pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e

Dashnor Sula nuk u përfshi në listën e sigurt të PD për qarkun e Elbasanit. Për këtë deputeti la partinë e PD për të kandiduar fillimisht me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Por, dhe këtu duket se nuk gjeti rehati. Nuk vonoi shumë dhe menjëherë qarkulloi lajmi që Sula u tërhoq dhe nga nisma e Adriatik Lapajt. Ky i fundit në një intervistë ekskluzive në “Opinion” në Tv Klan, përballë gazetarit Blendi Fevziu sqaroi gjithë ngërçin e mosmarrëveshjes.

Lapaj renditi 3 arsyet që e shtynë atë për të marrë Sulën në nisëm e tij, por pretendimi i deputetit për të qenë i pari në listën e kandidatëve që qarkun e Elbasanit e prishi “paktin”.

“Po ne nuk jemi sekt, se kjo është një mesazh që dua ta japë për qytetarët. Ne nuk jemi një sekt i mbyllur që të gjithë ata që janë përballë nesh, janë njerëz të ligj, ne jemi një parti politike. Erdhi zoti Sula paraqiti mendimin, ne e morëm, bënë atë regjistrimin paraprak aq sa e donte ligjin, sepse ishte afati dhe dhamë kohë që të pyesnim strukturat në tërësi edhe Sula të mendohej. Ne kishim thënë që nuk do të bëjmë bashkëpunime me parti të mëdha politike apo drejtues ekzekutiv, pra njerëz që kanë marrë vendime për fatet e këtij vendi.

Tani zoti Sula kishte vlerësimin tim për 3 arsye: 1- Kur kam qenë unë student ka votuar kundër për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. 2- Ka qenë mbështetës i reformës në drejtësi, e ka votuar atë dhe e ka mbështetur në vazhdimësi. 3- Në muajin Korrik vjet kur unë kam shkuar me 21 mijë firma dhe me projekt-ligjin për hapjen e listave dhe votën e diasporës, Sula ka qenë i vetmi deputet që ka votuar kundër mbylljes së listave. Për këtë ne apriori ne nuk mund t’i thoshim jo. I dhamë kohën e nevojshme vetes dhe zotit Sula.

Të nesërmen zoti Sula pati pretendim për pjesën e listës së mbyllur për qarkun e Elbasanit për vendin e parë. Dhe qëndrimi ynë ka qenë që nëse këtë pretendim do e kishe ngritur që në momentin e parë që erdhi, ne do e kishim adresuar që në moment të parë, duke marrë një vendim të saktë. Në momentin që nuk e adresoi kur hyri, por pasi erdhi, atëherë ne kemi një qëndrim që kjo lista është bërë kështu pa qenë ti”, tha Adriatik Lapaj.

 

Po ndodh...