Aksident tragjik në aksin Thumanë-Laç, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

2026-05-20 08:13:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Laç, humb jetën një

Një aksident tragjik me pasojë vdekje ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Thumanë-Laç.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë një person ka humbur jetën në vendngjarje dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

 

Happening now...