Ndryshimet nga Reforma Territoriale, Këshillit Bashkiak i Klosit voton kundër bashkimit me Burrelin

2026-08-31 12:30:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Ndryshimet nga Reforma Territoriale, Këshillit Bashkiak i Klosit voton

Këshilli Bashkiak i Klosit ka votuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel, çështje e cila ishte pjesë e rendit të ditës në mbledhjen e zhvilluar së fundmi.

Nga 21 anëtarë që ka në total Këshilli Bashkiak, në mbledhje ishin të pranishëm 13 këshilltarë.

Në përfundim të votimit, 12 prej tyre u shprehën kundër bashkimit të Klosit me Burrelin, ndërsa vetëm një këshilltar votoi ndryshe.

Me këtë rezultat, shumica dërrmuese e anëtarëve të pranishëm në Këshillin Bashkiak të Klosit shprehën qëndrimin kundër bashkimit të dy bashkive në kuadër të reformës territoriale.

 

Po ndodh...