Rashica: Ndeshjet ndaj Islandës, ndryshe nga ato që kemi zhvilluar më parë

19 Mars 2025, 21:40 / SPORT ALFA PRESS

Rashica: Ndeshjet ndaj Islandës, ndryshe nga ato që kemi zhvilluar

Në konferencën për shtypin pata ndeshjes së parë me Islandën, krah trajnerit Foda ishte Milot Rashica. Futbollisti i Beshiktashit theksoi rëndësinë e ngjitjes në Ligën B.

“Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për t’u provuar edhe ne në Ligën B”, ka thënë fillimisht Rashica.

Më tej ai u ndal edhe tek dy ndeshjet e mëparshme të zhvilluara ndaj Islandës, ku Kosova i ka dy humbje në kualifikimet për Kampionatin Botërorin 2018.

Në fund, Rashica u pyet edhe për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ku Kosova është në grup me Suedinë, Slloveninë dhe Zvicrën.

“Ne duhet të fokusohemi te cilësia jonë dhe te loja jonë. Kualifikimi është ëndrra e çdonjërit prej nesh. Secila ndeshje shërben për të mirën tonë. Duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të kalojmë në nivel më të lartë, pastaj kemi kohë të përgatitemi për kualifikimet për Kampionatin Botëror”, deklaroi Rashica.

 

Po ndodh...